Transmetuar më 30-06-2019, 00:37

Kohë pushimesh për Romelu Lukaku-n, sulmuesi i Manchester United që kërkohet me ngulm nga Inter-i i Antonio Conte-s.

Belgu, siç ka bërë të ditur "The Sun", ka marrë pjesë në një festë të çuditshme në "Penthouse Day Club", lokal i njohur në Hollywood, që frekuentohet nga disa prej yjeve më të mëdhenj të Amerikës.

Papritur është shfaqur një arkivol prej ku ka dalë një vajzë, e cila mbante në dorë një poster të lojtarit me uniformën e Manchester United.

Një moment me të vërtetë i pazakontë, me Lukaku-n që shpreson që ai arkivol të mos përfaqësojë një metaforë për të ardhmen e tij si futbollist…