Sherr i frikshëm mes Ramit dhe Pamela Anderson. Ajo: Është një monstër. Ai: Je e neveritshme
Transmetuar më 30-06-2019, 00:13

Pamela Anderson njoftoi fundin e lidhjes me Adil Rami. Në Instagram, aktorja tha se ishte tradhtuar nga partneri i saj futbollist dhe e akuzoi atë për një jetë të dyfishtë. Në faqen e saj, Pamela Anderson zbuloi korrespondencën e fundit me ish-partnerin. Në të, Anderson flet lirshëm për të gjitha kohërat, kur francezi Adil Rami ishte i dhunshëm ndaj saj. Sidoqoftë, me një mesazh në Instagram, futbollisti francez i mohon akuzat për dhunë dhe e mbron veten:

"Nuk kam zgjidhje, më vjen keq. Kam heshtur, sepse jam i tronditur dhe është shumë e vështirë të flasësh. Por, kam një brengë në zemrën time. Unë do ta bëj të qartë pozicionin tim. Nuk do të komentoj më tej mbi detajet e jetës sonë, të flas për Pamela. Unë dua t’ju them se këto akuza për dhunë janë krejtësisht të rreme dhe nuk mund t’i pranoj. Kushdo që më njeh, e di cilat janë vlerat e mia. Ata e dinë se është e pamundur të përdor dhunë, nuk mundem. Nëse ajo donte të më lëndonte, ia arriti, zgjodhi rrugën më të mirë. 

Të gjithë e dinë se angazhimi im ndaj kauzës së dhunës ndaj grave është diçka me të vërtetë e rëndësishme. Unë i respektoj të gjitha gratë. Është shumë e neveritshme. Duke gënjyer për të njollosur një marrëdhënie të mirë me ish-in, kjo është një gjë, por duke përdorur gënjeshtra për dhunën, për të më lënduar, kjo shkon shumë larg dhe është e padrejtë. Edhe njëherë, nuk do t’i lë këto akuza të rreme kundër meje dhe familjes time pa përgjigje. E gjitha kjo është shumë serioze. Këtu thashë atë që kisha për të thënë, hapa zemrën time. Po ngarkoj profesionistët e ligjit të kujdesen për këtë, tani".

Pamela: Ai është një sociopat

Historia e dashurisë midis Adil Rami dhe Pamela Anderson mund të ketë përfunduar, pas dy vitesh. Aktorja e mirënjohur amerikane, në fakt ka postuar një sërë mesazhesh jashtëzakonisht të ashpra, me të cilat lë të kuptohet se ndarja midis të dyve është e plotë dhe e parikuperueshme.

Ajo nisi një sulm të ashpër në Instagram ndaj mbrojtësit të Olympique Marseille: "Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. A kam qenë e çmendur, që besova se e jona ishte një "dashuri e madhe"? Ndoshta. Unë jam e shkatërruar, kam zbuluar në ditët e fundit se ai ishte duke jetuar një jetë të dyfishtë. Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy femrave në këtë mënyrë? Unë jam e sigurt se ka pasur të tjera. Ai është një përbindësh".

Ylli i mëparshëm i “Baywatch”, më tej e shtoi dozën e sulmit ndaj Rami, pa e përmendur me emër: "Narcistët nuk ndryshojnë. Sociopatët nuk ndryshojnë. Unë do të vazhdoj rrugën time, kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. Unë nuk isha një person shumë xheloz, para se të takohesha me të. Kjo më lëndon deri në vdekje".

Pamela Anderson dhe ish-qendërmbrojtësi i Milanit kanë qenë bashkë për dy vite. Shumë shpesh, aktorja amerikane është parë në “Velodrome” për të ndjekur nga afër partnerin e saj futbollist. Edhe në të kaluarën ishte folur për ndarjen e tyre të mundshme, thashetheme që të dy i kishin mohuar fort. Sidoqoftë, ky shpërthim i Pamela  Anderson tregon se ndarja është e vërtetë dhe e parikuperueshme. Mbetet të shihet nëse kampioni i botës do ta mbrojë veten publikisht.

Loading...
loading...
Loading...