Kosovë, mazhoranca dhe opozita, gati për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë
Transmetuar më 29-06-2019, 20:47

Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet.

Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje.

Por për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.

Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.

Se do të ketë zgjedhje të reja në tetorin e këtij viti e thotë dhe analisti politik, Rasim Alija.

Por pavarësisht kësaj, ai deklaron se as Nisma dhe as AKR-ja nuk e ka komoditetin që t’i humbin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri.

Ndërkaq tre liderët opozitarë, Isa Mustafa nga LDK, Albin Kurti nga VV-ja dhe Shpend Ahmeti nga PSD janë duke vazhduar takimet e tyre për koordinim të rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

Loading...
loading...
Loading...