Sërish tërmet i fortë në Korçë, 4.2 ballë
Transmetuar më 29-06-2019, 15:57

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar sërish në qarkun e Korçës.

Kjo është e gjashta për ditën e sotme, me magnitudë 4.2 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Arrëz, 17 km nga Korça.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët, ndërsa për fat të mirë deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Prej gati një muaj qarku i Korçës është prekur nga lëkundje të herë pas hershme, me pasoja të mëdha materiale. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...