Transmetuar më 28-06-2019, 18:52

Histori të tilla jemi mësuar t’i shohim vetëm nëpër filma, por kjo është reale dhe i ka përlotur të gjithë.

Bëhet fjalë për një martesë në Zelandën e Re, ku gruaja u martua me dashurinë e jetës së saj një ditë para se burri të ndërronte jetë si pasojë e një tumori.

22-vjeçari u diagnostikua me tumor në tru disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt.

Dhe gruaja e tij, Maia Falwasser publikoi pamjet e dasmës në oborrin e shtëpisë në faqen GoFundMe për të mbledhur para për transportimin e trupit të Navar në vendlindjen e tij Otorohanga, Zelandën e Re.

Navar u ndihmua nga miqtë dhe familja për tu përgatitur për ceremoninë. Ata e ndihmuan të vishte kostumin e bardhë dhe më pas shkoi në ceremoni me karrocë me rrota.

Maia u shoqërua drejt altarit nga nëna  saj, para se të bashkohej me Navar. 22-vjeçari i tha se sa shumë e donte para se zyrtarisht të bëheshin burrë dhe grua. /k.k/noa.al/