Transmetuar më 28-06-2019, 16:58

Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish lëkundjet e tërmetit. Vetëm pak minuta më parë mësohet se janë regjistruar 2 lëkundje të forta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë është regjistruar me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 3.9 ballë, 14 km në jug të Korçës, me një thellësi 2 km.

Pak muaj më parë Korça u trondit nga një sëri tërmetesh që u shoqëruan edhe me dëme të shumta materiale, por edhe persona të plagosur.

Qytetarët u detyruan që të flinin në çadrat e ushtrisë, pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.