Spitali e kthen shtatë herë në shtëpi, fëmija 8 vjeç zbulon se ka kancer
Transmetuar më 28-06-2019, 14:23

Kishte keqformime të dukshme në qafë, por pavarësisht kësaj shtatë mjekë të ndryshëm e kthyen në shtëpi, duke i thënë se kishte një infeksion viral të zakonshëm.

Por tashmë vogëlushi anglez Freddie Dixon, 8 vjeç, nga Nottingham, rrezikon jetën.

Gjendja e fëmijës u trajtua vetëm me antibiotik, deri kur teksa shihnin se gjendja e djalit nuk po ndryshonte, nëna e Freddie, Lauren Chambers dhe babai Adam Dixon, e çuan në ndihmën e shpejtë, ku kërkuan me ngulm që ti bëhej një rezonancë magnetike.

Rezultatet zbuluan disa tumore, në shpatull, pankreas dhe në hundë. Biposia konfirmoi se tumoret ishin malinje dhe tashmë gjendja e tij është e rëndë mes spitaleve dhe cikleve të kimioterapisë.

Të premten e kaluar fëmija pati seancën e fundit të kimios duke u dërguar në shtëpi, me shpresa të vakëta.

Shokët e vogëlushit kanë shkruar dhe kënduar një këngë për të, e cila do të këndohet nga 24 fëmijë të shkollës fillore të Bagthorpe. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...