Vuante nga një kollë e bezdishme, vajzës ju deshën 10 vjet për të gjetur shkakun
Transmetuar më 28-06-2019, 14:14

Një vajzë e re prej shumë vitesh vuante nga një patologji e çuditshme dhe e bezdisshme. Emri i saj është Renuka Harlapur dhe ajo është e kombësisë indiane. Papritmas vajza e re u prek nga një kollë e shpeshtë që e bëri atë të kishte një erë të rëndë dhe shumë të keqe.

Doktorët nuk mund ta kuptonin se çfarë mund t’ia shkaktonte atë. Derisa Renuka u vizitua te Dr Shashidhar Bugg, një specialist i vërtetë në fushën e tij. Ai ka zbuluar se vajza kishte diçka të çuditshme në mushkëri. Ishte një kapak stilolapsi, i cili nuk dihet se si kishte përfunduar atje.

Besohet se objekti mund të jetë gëlltitur kur Renuka ishte vetëm një fëmijë, gjë që për fat të keq mund t’u ndodhë atyre të vegjëlve. Pastaj me një rastësi të vetme, kapaku përfundoi në rrugët e frymëmarrjes, por për fat të mirë pa e penguar atë të mbushej me frymë normalisht. Por ajo që  ju desh  të paguante ishte për vite një kollë e shëmtuar.

E njëjta gjë ishte simptoma e një infeksioni, e cili shpesh tregon edhe probleme të rëndësishme të mushkërive, si erë e keqe. Për nxjerrjen e kapakut operacioni ishte i domosdoshëm. Por Dr. Bugg gjithashtu shprehu keqardhje për faktin se në dhjetë vjet shumë nga kolegët e tij kanë trajtuar mjaftueshëm çështjen e Renukës dhe nuk e kishin zbuluar shkakun./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...