Gjinekologu lë shtatzënë dhjetëra paciente pa dijeninë e tyre: Kërkonin zgjidhje për sterilitetin
Transmetuar më 28-06-2019, 13:13

Përdorte spermën e tij për të lënë shtatzënë pacientet, të cilat mendonin se ishin sterile.

Bernard Norman Barwin, një gjinekolog kanadez nga Ottawa, u pezullua nga detyra, për shkak se kishte përdorur spermën e tij gjatë farëzimit artificial, tek pacientet.

Për vite me radhë nga 1970 deri në vitin 2014, ai aplikoi një sjellje aspak profesionale, duke përfituar nga besimi dhe gjendja shpirtërore e vajzave dhe grave që i drejtoheshin për ndihmë.

Gjithçka u zbulua nga një prej vajzave të doktorit, tashmë e rritur, e cila ishte ngjizur me mashtrim nga mjeku.

Kështu duke bërë analizën e ADN-së ajo zbuloi se ishte vajza e gjinekologut i cili kishte ndjekur të ëmën, kështu që bëri denoncim, shkruan noa.al.

Kjo bëri që ndaj tij të thellohen hetimet, të cilat bënë zbulimet e paimagjinueshme.

Ai kishte lënë shtatzënë me dhjetëra femra të tjera, të cilat i ishin drejtuar për ndjekje, duke menduar se ishin sterile, ku dhe mendohet se është babai biologjik i 11 fëmijëve.

Tashmë mjeku është pezulluar nga puna dhe është dënuar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë në më pak se një muaj. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...