FOTO/ Çfarë është kjo dritë në Mars? Flet NASA
Transmetuar më 28-06-2019, 00:29

Një dritë e bardhë e kapur, që del nga sipërfaqja e Marsit, është bërë aq misterioze si kurrë më parë.

Në një foto të shkëputur nga roveri Curiosity i NASA-s, i cili ka përshkuar sipërfaqen e Marsit që nga viti 2012 e në vazhdim, eksploruesi robotik kapi një anomali të përzier mes peizazhit të rrokullisur të planetit.

Imazhet e marra drejtpërsëdrejti para dhe pas anomalisë, të cilat janë të caktuara me kohë për një minutë, nuk shfaqen shenja të ndonjë drite.

Ndërkohë NASA pohon se, ajo është në dijeni të një fenomeni të ngjashëm në të kaluarën, kur roveri i Curiosity kapi një ndriçim misterioz në sipërfaqen e Marsit në vitin 2014, transmeton KosovaPress.

Në një deklaratë për DailyMail, një zëdhënës i NASA-s ofroi një sugjerim të thjeshtë, nëse jo të kënaqshëm.

"Ekziston mundësia që drita është një shkëlqim nga një sipërfaqe shkëmbore që reflekton Diellin. Këto foto u morën kur Dielli ishte në të njëjtin drejtim si pika e ndritshme, në perëndim-veriperëndim nga roveri, dhe relativisht ulët në qiell”, tha ai.

Sipas tij, ekziston edhe një mundësi tjetër që drita mund të rezultojë nga reflektimi i Diellit mbi sensorët e roverit. Reflektime të ngjashme janë parë edhe në të kaluarën në fotot kur Dielli ndodhet në pozita të ndryshme në qiell.

‘Ekipi shkencor i roverit po ashtu po shikon për mundësinë që drita të jetë shkaktuar nga goditja e rrezeve kozmike mbi detektorin e kamerës.’

Kur bëhet fjalë për roverin e Curiosity, NASA ka përmendur një fenomen tjetër të ndritshëm në të kaluarën, duke përfshirë atë që besohet të jetë fragmenti i një meteori që shkëlqen në Diell.

Megjithëse NASA ka ofruar disa shpjegime të dukshme për shenjat enigmatike, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bindur skeptikët që thonë se anomalitë ofrojnë prova për jashtëtokësorët dhe se drita është një UFO e kapur pa dashje nga fotografia e roverit.

Loading...
loading...
Loading...