Transmetuar më 27-06-2019, 20:35

Është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe ka fituar gjithçka, si me kombëtaren ashtu edhe me klubet ku ka luajtur.

Bëhet fjalë për gjermanin Toni Kors, që prej disa vitesh luan për Realin e Madridit, në Spanjë.

Kros ka deklaruar së fundmi se kërkon që ta mbyllë karrierën te gjigantët e Spanjës, në moshën 33-vjeçare.

Kroos deklaroi se e dinte se Bayern po bënte gabim kur e shitën atë në Madrid dhe se ai do të tërhiqet kur të mbush 33 vjeç, në fund të marrëveshjes së tij të tanishme në “Santiago Bernabeu”. /k.k/noa.al/