Transmetuar më 27-06-2019, 19:13

Një avion është rëzuar teksa në të ishin 43 pasagjerë si edhe dy persona në ekuipazh.

Avioni shpërtheu në flakë në momentin që po kryente një ulje emergjente në një aeroport në Siberi.

Angara Airlines u rrëzua rreth 100 metra larg pistës pasi u përpoq të ulej në orën 10:24 të mëngjesit të së enjtes, tha kompania ajrore.

Avioni u përplas në një impiant të ujërave të zeza para se të shpërthente në flakë.

Për fat të keq dy anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, ndërsa pasagjerët shpëtuan. /k.k/noa.al/