Transmetuar më 27-06-2019, 14:31

Ndajnë vetëm tre ditë nga e diela e 30 qershorit, kur dhe do të mbahen votimet për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Tashmë lëvizjet e politikës janë shtuar dhe jo vetëm.

Kështu nga njëra anë mazhoranca fton qytetarët që t’iu bashkohen votimeve, nga ana tjetër, opozita thotë se nuk ka zgjedhje duke bërë thirrje për refuzimin e tyre.

Indiferent ndaj këtyre zhvillimeve nuk ka mbetur as futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila.

Ai ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan se, “Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane! Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam vendosur t’i dal për Zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane! Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Unë jam gati”. /a.y/noa.al