Bill Gates: Gabimi im më i madh, që nuk ndalova Android
Transmetuar më 26-06-2019, 10:12

“Gabimi më i madh i Microsoft, është se lejoi Google që të bëhej mbret i smartphone me Android”. Janë këto fjalët e Bill Gates.

Gjatë një konference për shtyp me Julia Hartz, themeluese e ‘Eventbrite’, ai merr përsipër fajin për dështimin tregtar të smartphone.

“Ishim të shpërqendruar në betejën kundër Antitrust-eve amerikane dhe nuk e menduam për tregun mobile që po lindte. I kishim të gjitha mundësitë që të bëheshim e vetmja kompani kundër Apple dhe nuk e shfrytëzuam.

Microsoft nuk do të zhvillojë më sisteme operative për smartphone”, tha Gates.

Sipas tij, tashmë është shumë vonë për të rikuperuar kohën e humbur dhe se ka vetëm një alternativë kundër Apple, dhe atë hapësurë e ka zënë Android. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...