Transmetuar më 25-06-2019, 18:25

Të gjithë ndoshta pajtoheni me idenë se “dashuria e parë nuk harrohet”, por a e dini pse? Hulumtimet kanë treguar se e mbajmë mend dashurinë e parë për shkak se për vetë faktin se është e pasuar nga të tjera, pra ka marrë fund, është një përvojën traumatike.

Dashuria e parë është jo thjesht teorike sepse ndodhin gjëra që për shumë njerëz ngjasojnë veç një herë në jetë. Kështu dashuria e parë aktivizon lidhje të veçantë me neurone, të cilat shkaktojnë përzierjen e frikës dhe të ankthit…

Ato që i quajmë “dridhje gjunjësh”, ndodhin gjatë dashurisë së parë pikërisht janë një përzierje ndjenjash siç janë nervozizmi, frika dhe obsesiviteti.

Kur u shtojmë këtyre edhe epshin dhe tërheqjen fizike, atëherë na ndodh ajo që quajmë dashuri e parë e cila për shumë njerëz ndikon direkt edhe në shëndet përmes trazirave në stomak, pagjumësisë, anoreksisë, etj.

1.I përjetoni ndjenjat për herë të parë

Në çastin që bini në dashuri për herë të parë, e kuptoni dallimin midis asaj që doni dikë dhe doni t’ju pëlqejë dikush. Pushtimi me emocionet e papritura që nuk i keni ndier më parë dhe përjetimi i këtyre ndjenjave për herë të parë, është arsyeja që dashuria e parë është shumë e fuqishme.

2.Kujtimet mbahen mend gjithmonë

Është interesant se edhe sa e sa vite pas rënies në dashuri dhe vazhdimit të jetës me të tjerë, kurrë nuk e harroni krejtësisht personin e parë me të cilin keni rënë në dashuri dhe as kujtimet që keni pasur bashkë. Mbase nuk i kujtoni çdo ditë, por ju bien ndër mend kohë pas kohe.

3.Dashuria e parë nuk krahasohet

Edhe pse dashuria e jetës nuk krahasohet me dashurinë e parë, prapëseprapë dashuria e parë zë vend të veçantë në zemër. Ka diçka në atë lidhje që bën që personi i parë që keni dashuruar të mos krahasohet me të tjerët.

4.Gjithmonë do t’ju interesojë partneri

Sapo t’ju bierë ndër mend dashuria e parë, mendja ju shkon se çfarë po bën partneri dhe ku e ka çuar jeta. Bëheni aq kureshtar sa që mund ta kërkoni në media sociale ose pyesni ndonjë shok të vjetër për t’u vënë kontakt me të./b.l/noa.al/