Transmetuar më 25-06-2019, 18:27

Një djalë i ri nga Shqipëria i cili prej vitesh jetonte emigrant në Itali, ka marrë arratinë nga një burg ku kishte rënë kohët e fundit.

Lekë Luca, 32 vjeç u arratis dje nga burgu San Giuliano i Trapani në Itali, raporton noa.al duke cituar një njoftim të policisë italiane.

Mësohet se i riu që shihni te fotot e galerisë që siguroi noa.al kishte arritur të gërmonte murin rrethues të institucionit të riedukimit dhe ishte zhdukur në drejtim të paditur.

Policia lokale tha se është vënë në kërkim të të arratisurit dhe po heton përgjegjësit e kësaj arratie.

Lekë Luca po vuante një dënim për trafik lëndësh narkotike.

Kjo nuk ishte hera e parë që Luca merr arratinë nga burgjet italiane. Në vitin 2017 bashkë me një shqiptar tjetër, i riu, atëherë 30 vjeç, u arratis edhe nga burgu i Civitavecchia pranë Romës.