Formula 1, tri mësimet e nxjerra nga Çmimi i Madh i Francës
Transmetuar më 24-06-2019, 23:42

Ljuis Hemiltoni e dominoi plotësisht Çmimin e Madh të Francës, pavarsisht se shoku i tij i skuadrës tek “Mercedes”-i, Valteri Botas, u përpoq, më kot, ta ndiqte në fazën e fillimit.

Gara nuk ishte aspak e denjë për t’u cilësuar si një “klasike” e Formulës, por rezultati i tij ofroi tre mësime të rëndësishme rreth luftës së titullit të këtij viti.

“Mercedes”-i dhe piloti i saj britanik mbizotëruan në pistën franceze, në një garë që ishte në dukje e drejtpërdrejtë dhe që reflektoi modelin që kemi parë pothuajse vazhdimisht, që nga fillimi i vitit 2014.

Por ndonjëherë prirjet më pak të dukshme janë ato më të rëndësishme dhe ajo që u ekspozua nën rrezet e diellit të pistës “Pol Rikard”, ishin disa fragmente delikate, por të rëndësishme.

Si një garë, Çmimi i Madh i Francës nuk ishte një “melodramë”, me Hemiltonin që dominoi dhe vetëm një hollësi i mohoi të ashtuquajturin “Grend Slem” të gjashtë të karrierës, pasi Sebastian Feteli bëri një ndalesë të vonshme dhe mori titullin simbolik dhe pikën shtesë për xhiron më të shpejtë.

Natyrisht, është e ligjshme të pyesësh pse dikush duhet të bëjë ndonjë gjë tjetër përtej ngritjes së supeve përballë një parade tjetër fitimtare të “Mercedesit”?

Por, si gjithmonë, tek hollësitë ka gjithmonë gjëra të rëndësishme për të mësuar.

Së pari, zbulon shumë për betejën e këtij Kampionatit Botëror të Formulës 1. Gjasat e “Ferrarit” për të rigjetur një formë të fortë dhe të mjaftueshme për t’u kthyer në betejë janë tashmë dëshpërimisht të vogla, pasi Feteli ka mbetur 76 pikë prapa Hemiltonit.

Madje, në realitet, ai është prapa Valteri Botasit të ringjallur dhe ende shumë larg mundësive për ta zhvendosur sfidën tek Hemiltoni.

Në pistën “Pol Rikard”, gjermani ishte njëkohësisht aq pranë, por aq larg mundësisë për ta bërë një gjë të tillë, duke u rikthyer zakonet e defekteve të vjetra, që padyshim duhen ndrequr. Përndryshe, Hemiltoni dhe “Mercedes”-i rrezikojnë ta vrasin këtë kampionat që në mes të rrugës.

Loading...
loading...
Loading...