Bien temperaturat, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën që vjen
Transmetuar më 23-06-2019, 21:37

Pas një jave shumë të nxehtë, më në fund do të kemi pak freski.

Sipas MeteoAlb, java do të nis me mot të kthjellët dhe vranësia kalimtare, më të theksuara në zonat malore.

“Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, por dita e diel do të ketë shtim të vranësirave gjate mbrëmjes duke sjell shira të dobët në zonat veriore.

Po ashtu, fillimi i javës tjetër vijon me mot të kthjellet dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore”, njofton MeteoAlb.

Planet duhet t’i lini për në fundjavë, sepse temperaturat e ajrit rriten gradualisht duke kulmuar ditën e shtunë deri në 37°C. Ndërsa, java tjetër sjell rënie të lehte të tyre.

Loading...
loading...
Loading...