Transmetuar më 23-06-2019, 19:37

Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.

Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale.

Ndërkaq mediat e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që është partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.

Majlinda Kelmendi u shpall dje kampione në Lojërat Europiane "Minsk" 2019.

Xhudistja nga Peja u nderua me medaljen e artë duke triumfuar në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.

Në videon më poshtë shikoni momentin kur nderohet Kosova për këtë arritje historike./a.k/noa.al/