Transmetuar më 23-06-2019, 14:53

Për të gjithë ju që mezi prisni të kalojnë ditët përvëluese, sinomptikanët kanë një lajm të mirë.

Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin gjate ditës së diel ndërsa mbremja mund të sjell shira të dobët në zonat veriore.

Po ashtu, filimi i javës, konkretisht e hëna vijon me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 29 °C, në vendet e ulëta: 21 / 30 °C , në vendet malore: 14 / 27 °C./b.l/noa.al/