Transmetuar më 22-06-2019, 19:08

Filippo Inzaghi zyrtarisht është trajneri i ri i Beneventos.

Ishte skuadra e "Serie B" ajo që dha lajmin për marrëveshjen me ish-yllin e Milanit.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Inzaghi kishte zgjidhur kontratën me Bolonjën.

“Inzaghi ka nënshkruar një kontratë me klubin e Beneventos deri më 30 qershor 2020, me një mundësi për të rinovuar deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Beneventos.

Inzaghi ka drejtuar disa skuadra, mes tyre edhe kuqezinjtë e Milanit.