Ngrënia e kosit dy herë në javë, parandalon tumorin e rrezikshëm
Transmetuar më 22-06-2019, 13:42

Konsumi i kosit dy herë ose më shumë në javë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në aparatin tretës, të paktën tek meshkujt.

Është kjo ajo që sugjeron një studim amerikan i publikuar në revistën ‘Gut da Yin Cao’, i Washington University School of Medicine, në Washington DC.

Në studim u përfshinë mbi 32 mijë meshkuj dhe mbi 55 mijë femra, të cilët iu nënshtruan endoskopisë për të studiuar aparatin tretës.

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë ushqimor, lidhur me konsumin e kosit.

Studimi zbuloi se konsumi i rregullt i kosit mbi dy herë në javë, redukton me 19% mundësinë e prekjes nga kanceri i traktit tretës, por vetëm tek meshkujt, shkruan noa.al.

Megjithatë bëhet fjalë për një studim të izoluar, i cili kërkon më shumë thellim për të zbuluar edhe faktin se pse tek femrat nuk vepron në të njëjtën mënyrë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...