Transmetuar më 22-06-2019, 09:59

Pas zërave të qarkulluara në rrjetet sociale dhe deklaratës së menaxherit të tij, Diego Armando Maradona foli direkt për fansat e tij, nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram.

“Njerëzit që kanë Alzheimer vdesin dhe unë nuk po vdes! Shumë njerëz flasin vetëm për të krijuar konfuzion dhe mua konfuzioni nuk më pëlqen”, tha Maradona.

Kujtojmë se një javë më parë Maradona u largua nga ‘Club Social y Deportivo Sinaloa’, ku ishte trajner.

Ky largim u argumentua me arsye shëndetësore, duke bërë që të flitet për sëmundjen e rëndë.

Viteve të fundit shëndeti i Maradonës është komentuar së tepërmi, për shkak edhe të paraqitjeve të tij publike aspak në formë. /a.y/noa.al