Transmetuar më 21-06-2019, 10:57

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Spanjës. 49-vjeçari është larguar nga drejtimi i ‘La Roha-s’ afërsisht një vit pasi mori drejtimin.

Në lajmërimin e bërë nga federata spanjolle e futbollit thuhet se Enrike është larguar për arsye personale, ndërsa vendin e tij do ta marrë zëvendës trajneri, Robert Moreno.

Enrike mori drejtimin e Spanjës në korrik të 2018, duke zëvendësuar Fernando Hierrën i cili në atë periudhë bëri paraqitje zhgënjyese në Botërorin e Rusisë.

Me Enriken Spanja ka bërë paraqitje të mira në eliminatoret e Evropianit, pasi aktualisht renditet në vendin e parë me pikë të plota pas 4 ndeshjesh në Grupin H.