Moti sot në Shqipëri dhe Kosovë
Transmetuar më 21-06-2019, 00:30

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga  qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cila do të ifluencojë mot pjesërisht të pandrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. E Premte dt 21 Qershor 2019  Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara.  Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/29°C  Zonat e  ulëta  22/35°C Zonat  bregdetare 23/34°C

Në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), thotë se të premten do të mbajë mot kryesisht i ndërrueshëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 0C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 0C. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s.

Loading...
loading...
Loading...