Transmetuar më 19-06-2019, 10:25

Momente tensioni në KZAZ-në e Kamzës paraditen e sotme, ku mbështetës të Partisë Demokratike, kërkojnë që të tërhiqen materialet zgjedhore.

Kjo ka bërë që gjatë përplasjes, policia të përdorë sprajt lotsjellës ndaj qytetarëve, ku një polic bashkiak ka humbur ndjenjat.

Gjithçka pasi qytetarët tentuan që të hapin me forcë derën kryesore të shkollës “Ibrahim Rugova”, ku dhe ndodhet KZAZ-ja e Kamzës.

Kjo pasi Bashkika e Kamzës, kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Gjithçka duke kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. /a.y/noa.al

Tensionet ne KZAZ e Kamzes, Policia largon protestuesit me gazlotsjelles on Vidnews.