Transmetuar më 18-06-2019, 18:30

Një lule verore tipike, dhe gjithashtu një nga më të bukurat dhe të gjallat, është me siguri luledielli. Emri botanik i lulediellit është Helianthus annuus. Termi vjen nga greqishtja dhe përbëhet nga dy terma: dielli + lule.

Për shkak të veçorisë së saj të famshme për të ndjekur gjithmonë diellin gjatë "udhëtimit" të saj, ajo ka një kuptim pozitiviteti, gëzimi dhe optimizmi.

Është gjithashtu një lule që dhurohet kur i dëshironi një shërim të shpejt dikujt që e doni. Por, në lashtësi, luledielli kishte një tjetër kuptim që frymëzohet nga një legjendë greke, ajo e Clizia.

Rreth saj sillen shumë legjenda por më romantikja është padyshim ajo që tregon dashurinë plot vuajtje mes Clizias dhe Apollos.

Clizia ishte një ninfë e re e dashuruar me Zotin e Diellit. Apollo, i kënaqur nga kjo dashuri e madhe, fillimisht e josh vajzën e më pas e braktis. Clizia e dëshpëruar, mbeti e palëvizur në fushë duke parë për ditë me radhë rrugën e Diellit në qiell.

Sipas legjendës, Clizis u shndërrua kështu në një lule, flokët e saj u bënë të verdha që prëj asaj dite nimfa vazhdon t’a ndjekë Diellin në rrugën e tij në qiell, në kujtim të dashurisë së saj të vetme!

Kjo është arsyeja pse lulediellët janë gjithashtu simbol i dashurisë së pakursyer. Në të njëjtën kohë, ato mund të shprehin dëshirën për të kaluar jetën me dikë./b.l/noa.al/