Transmetuar më 18-06-2019, 12:33
Një video shokuese na vjen nga Indonezia Qendrore.
Video tregon se si një piton rreth 7 metra i gjatë, ka gëlltitur një grua 54-vjeçare.
Wa Tiba, ishte zhdukur ndërsa punonte në një kopsht afër fshatit të saj në ishullin Muna, në provincën juglindore Sulawesi.
Familjarët e saj nisën kërkimin një ditë pas ngjarjes por në vendin ku kishte qenë për herë të fundit, u gjetën vetëm sandalet dhe një elektrik dore.
Pas kërkimeve nga familja dhe banorët e fshatit, u gjet pitoni me barkun e fryrë, rreth 50 metra larg vendit ku u gjetën sandalet dhe elektriku i dorës.
Pamjet janë të rëndë dhe nuk këshillohet të shihen nga personat me ndjeshmëri të lartë.
Pas vrasjes së gjarpërit dhe çarjes së barkut, këto janë pamjet që mund të shihni./a.k/noa.al/