U jepet lamtumira sot dy të rinjve që humbën jetën në aksident, lanë pas foshnjen 6-muajshe
Transmetuar më 18-06-2019, 11:21

Disa ditë më parë një çift shqiptar nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën në një aksident në Itali, ndersa shpëtoi foshnja e tyre 6 muajshe.

Burrë e grua do të përcillen ditën e sotme në banesën e fundit.

Dy të rinjtë pësuan aksident të rëndë disa ditë më parë, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin.

Tragjedia ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit, rreth gjashtë ditë më parë, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavia, në Itali.

24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, lanë pas vetes një foshnje rreth 6 muajshe, që fatmirësisht i shpëtoi aksidentit.

Varrimi i tyre do të bëhet sot, në varrezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...