Transmetuar më 18-06-2019, 10:21

Duke nisur nga dita e sotme, e martë 18 qershor, portali qeveritar E-albania do të sigurojë dokumente me vlerë ligjore edhe online.

Bëhet me dije se nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, titullari i licencës/lejes mund të tërheqë titullin e licencës apo lejes me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, bazuar ne ligjin përkatës dhe pa asnjë kosto.

Dokumentacioni i nevojshëm për dokumentet në fjalë është numri unik i identifikimit të Subjektit: NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

Hapat që duhen ndjekur:

-Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

-Zgjidhni shërbimin “Lëshimi i titullit të licencës/lejes me vulë elektronike”

-Klikoni butonin “Përdor”

-Konfirmoni numrin e licencës ose lejes për të cilin kërkoni të shkarkoni titullin e licencës/lejes me vulë elektronike

-Shtypni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”

-Dokumenti i kërkuar do t’ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.

Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira që keni në portalin e-Albania.

E-albania njofton se shërbimi merret menjëherë dhe vlefshmëria e titullit të licencës apo lejes me vulë elektronike është e njëjtë me vlefshmërinë e përcaktuar në titullin e licencës/lejes.