Transmetuar më 18-06-2019, 09:25

Tragjedi në ishullin grek të Kos, ku një fëmijë vetëm katër vjeç i cili ndodhej me pushime me familjen, gjeti vdekjen i mbytur i mbytur në një pishinë në një resort të Atlantic Holiday Village.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, ku fëmija anglez Theo Treharne-Jones, kishte dalë nga dhoma teksa prindërit ishin ende në gjumë.

Kur zbuluan se  çfarë kishte ndodhur, prindërit vrapuan në pishinë, por ishte shumë vonë.

Si prindërit edhe pronari i resorit u ndaluan nga policia

Por ata u liruan pak më vonë për shkak se ngjarja rezultoi aksidentale. /a.y/noa.al