Transmetuar më 18-06-2019, 09:11

“Imoraliteti i Edi Ramës, që mohonte përgjimet një muaj më parë”. Kështu shkruan nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, teksa publikon një video të Kryeministrit.

Ai thotë se një muaj më parë në 18 maj 2019, Edi Rama gënjente dhe deklaronte se në përgjime nuk ishte ai, se nuk ishte gjuha dhe mënyra e të folurit të tij.

Në këtë drejtim shton se faktet e nxjerra nga ‘BILD’ tregonin qartë se ishte ai vetë drejtuesi, frymëzuesi, paguesi dhe përfituesi i kësaj grabitjeje kriminale të votave.

“Është e qartë për të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti votojnë se kryeministër më të shpëlarë moralisht se Edi Rama nuk ka pasur. I jargavitur, pa karakter, gënjeshtar i pacipë dhe moralshprishur ky është kryeministri, që ju ka zënë derën shqiptarëve”, shkruan Vasili.

Ai fton që të shihet video më poshtë dhe të përbuzet, teksa Rama flet përpara kandidatëve për kryetarë bashkie në 18 maj 2019. /a.y/noa.al