Transmetuar më 18-06-2019, 08:30

Një ministër pakistanez, Shaukat Yousafzai, doli në një konferencë direkte në Facebook më 15 qershor, me filtra si mace.

Gjithçka ndodhi aksidentalisht, ku Yousafzai u transformua krejt papritur në mace.

Kjo bëri që në rrjetet sociale të plasë ironia, duke shkruar, “Nuk e dinim që kishim një mace në qeveri”, apo “Ky është serioziteti i politikanëve tanë”.

Si ndjekësit edhe kundërshtarët politik të Yousafzai, vërshuan me komentet në video, duke vënë në siklet partinë e qendrës së djathtë, prej nga vjen edhe ministri.

Fillimisht, ministri zgjodhi të mos e komentonte episodin, por më pas mëngjesin e 16 qershorit, publikoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej, “Nuk duhet marrë kjo histori shumë seriozisht, ishin bërë macve edhe dy funksionarët e tjerë pranë meje. Ju garantoj se do të merren masa që incidente të tilla të mos përsëriten më”. /a.y/noa.al