Transmetuar më 17-06-2019, 23:25

Ministrja Elisa Spiropali dhe politikani Neritan Ceka janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ teksa flisnin për përgjimet e Bild, duke mos kursyer dhe ironinë ndaj njëri-tjetrit.

Ceka ka ndërhyrë teksa Spiropali fliste duke thënë se kishte një orë që e dëgjonte ndaj i bëri thirrje të mos vazhdonte me përralla, ndërsa menjëherë ia ka kthyer ministrja e Qeverisë duke i vënë në dukje deklaratën e një jave më parë.

‘Përralla e mallkime thoni ju zoti Ceka aq sa jeni kthyer në barsoleta’, ia ktheu ajo.

Ndërsa edhe politikani nuk e kurseu ironinë: ‘Po o Skendërbe po unë jam’, iu kundërvu Neritan Ceka.

DEBATI:

Ceka: Kam një orë që ju dëgjoj ndaj mos vazhdoni me përralla

Spiropali: Përralla e mallkime thoni ju zoti Ceka aq sa jeni kthyer në barsoleta

Ceka: Po o Skendërbe po unë jam

Ju kanë zbuluar me gjithë të zezat në përgjime

Spiropali: Ne jemi mbrojtur gjithë kohën, gjithë kohën jemi organizuar për të mbrojtur votën e shqiptarëve

Ceka: Na bëtë qesharak në sytë e botës, gjithë Gjermania e mori vesh kush jemi

Spiropali: I kemi kërkuar PD të ulemi në tryezë të përcaktojmë modalitetet për kodin e ri

Ceka: Po lëri ato, se dhe të huajt i keni bërë lolo

Spiropali: Monika Kryemadhi dhe zoti Vasili….

Ceka: Po lëre moj Monikën

***

Spiropali: Drejtësia do bëj punën e vet

Ceka: Po po me ato prokuroret që keni qëndisur ju

Spiropali: Ato dosje do mbyllen

Ceka: Dosjet tuaja keni mbyllur

Spiropali: Basha edhe sot refuzoi sot ti përgjigjej prokurorisë

Ceka:  Dhe mirë beri.