Transmetuar më 17-06-2019, 23:09

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla pranoi në studion e “Real Story” në Vizion Plus se audio-përgjimet e dala në “BILD” janë të vërteta, përfshirë komunikimin mes kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshit.

Ky i fundit, sipas Ballës është një socialist i vjetër, njëkohësisht anëtar asambleje i PS.

“Biseda me Ramen eshte e vertete. Arben Keshi eshte anetar i PS, ka kandiduar per Komunen e Maqellares ne vitin 2011 dhe ka humbur me vetem 5-6 vota diference pas presioneve te medha qe ka pesuar. Ne 2016 ka qene koordinator i PS ne Maqellare. Ne ato zgjedhje ne Diber ai dhe socialistet e tjere jane rrahur dhe dhunuar nga Flamur Noka me shoke. Madje flamur Noka ka nxjerr edhe pistoleten ne ate rast. Madje Arben Keshi me ka marre ne telefon ne 2 te nates dhe me ka thene, hajde se po na rrahin. Ne oren 5 te mengjesit eshte bere kallezim penal per kete gje,”-tha Balla.

Balla shtoi se audio-përgjimet i ngjajne stilit “Babale” për nga ndërtimi i grafikës.

Sipas zyrtarit të lartë socialist është e njëjta kompani që i ka punuar të dyja këto materiale dhe më pas i janë servirur gazetës gjermane.

“Kam dyshimet e mia që grafika është e njejta me atë që është përdorur dhe në rastin “Babale”. Është e njëjta firmë”, tha Balla.