Transmetuar më 17-06-2019, 22:16

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Gruda Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, u shpreh se vendi ynë po shkon drejt diktaturës.

“Shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me në krye një kryeregjizor nuk ka dyshim se kush janë këshilltarët, se nga i merr shembujt, se me kë është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që po çon vendin dhe veten e tij, padyshim që kjo do mbetet në përgjegjësinë e tij”, tha Duma.

Duma vijon më tej duke thënë se shqiptarët po shohin çdo ditë një teatër ku institucionet hidhen si topa lecke.

“Vendi është në një trajektore që në pikëpamjen e regjimit është gati diktatoriale, në mos më shumë sepse mjetet në përdorim janë më të sofistikuara sesa në diktaturat primitive. Përpjekja për këtë nuk fshihet më. Ka fytyrën e njerzëve që nuk bëjnë procedurë, nuk kanë formalizma, kanë emra pushteti dhe parash.

Shqiptarët sot po shohin çdo ditë një teatër ku institucionet hidhen si topa lecke”, tha Duma./a.k/noa.al/