Transmetuar më 17-06-2019, 20:41

Personat që vuajnë nga problemet me zemrën janë shtuar shumë vitet e fundit, dhe në shumë raste edhe me pasoja të rënda.

Shkaqet janë të shumta, që te mënyra e jetesës e deri te ushqimet.

Por për të pasur një zemër të shëndetshme dhe funksionale, ju duhet të kujdeseni shumë për të.

Ndërkohë, mjekët kanë thënë se përzierja e disa produkteve në formë lëngu ndihmon në këtë drejtim.

Përbërësit:

Katër limonë, katër thelpinj hudhër, xhenxhefil, dy litra ujë

Udhëzime:

Pritini limonët në copa të vogla, vendosini të gjithë përbërësit, përveç ujit, në shtrydhëse.

Hidheni masën e përftuar në një tas të thellë. Në një tenxhere zieni 2 litra ujë dhe më pas hidhni në të masën e përgatitur më parë.

Lëreni të ftohet dhe më pas vendoseni në një kavanoz qelqi. Futeni në frigorifer dhe pija është gati për t’u konsumuar.

Çdo ditë pini një gjysmë gote në mëngjes me stomakun bosh. Pijeni për 3 javë dhe më pas bëni pushim 7 ditë. /k.k/noa.al/