Transmetuar më 17-06-2019, 19:59

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi ka deklaruar se ndalimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po ndikon negativisht në të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se kjo”, ka shkruar Kyle Scott në Tuiter.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve që të lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin historik, pasi rihapin plagën e të mbijetuarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një qeverie transparente, demokratike dhe të përgjegjshme.

Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë dialogun mes tyre që pas vendosjes së tarifave për mallrat nga ana e Prishtinës. /k.k/noa.al/