Transmetuar më 17-06-2019, 19:13

Ish-presidenti i Egjiptit ka ndërruar jetë në ambientet e një gjykate, pas seancës në ngarkim të tij.

Vdekjen e Mohamed Morsi, 67 vjeç, e ka konfirmuar televizioni shtetëror i Egjiptit.

Nuk dihen shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të tij, teksa pritet një raport për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Morsi u rrëzua nga pushteti në vitin 2013-të, nga një grusht shteti që solli në pushtet Abdel Fattah el-Sisi.

Ai u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012 si rezultat i zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, pas “Pranverës Arabe”, që i dha fund sundimit 30 vjeçar të Hosni Mubarak.

Ish-presidenti ishte duke vuajtur një dënim me 7 vite burg dhënë për shkak të falsifikimit të aplikimit për zgjedhjet e vitit 2012. /k.k/noa.al/