Transmetuar më 17-06-2019, 17:25

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas përgjimeve të shit-blerjes së votave në Dibër.

Vasili thotë se pas daljes së përgjimeve të blerjes së votave në Dibër, Rama nuk duhet më të rrijë asnjë orë në zyrën e tij. Ai shton se Rama duhet të largohet nga zyra menjëherë.

“Edi Rama e largoi përfundimisht veten! Provat e Bild shkatërruese! Kryeministri u provua botërisht si hajdut ordiner votash bashkë me të gjithë hajdutët e ministrisë së brendeshme dhe turli farë zyrtarësh të shtetit dhe horrash e alabakësh !

Të japë dorëheqjen dhe të largohet nga zyra menjëherë! Drejtësia ta ndalojë, ta hetojë dhe ta denojë, ç’presin më”, shkruan Vasili.

Gazeta “Bild” ashtu siç e kishte paralajmëruar ka publikuar këtë të hënë 16 përgjime të reja, këtë herë nga dosja "184" mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës, të cilat prokurorët ose Partia Demokratike ia kanë dërguar gazetarit gjerman Peter Tiede.

Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësusi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha./b.l/noa.al/