Transmetuar më 17-06-2019, 15:00

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ditën e sotme dhe nesër do të ndërpresë fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ai thotë se është një shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times, “Investimet në Ballkanin Perëndimor”.

“Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan Rama.

Kësisoj kreu i qeverisë mbetet i vendosur për të shkuar drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve.

Jo vetëm kaq, por sot PS nisi procedurat zyrtare për shkarkimin e kreut të shtetit. /a.y/noa.al

Shkarkimi i Metës, PS dorëzon kërkesën në Kuvend: Ka dalë nga kompetencat

Kush janë 55 deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës/ Emrat