Transmetuar më 17-06-2019, 14:57

Dielli heq stresin, eliminon ankthin dhe nxit kujtime pozitive. Quhet ‘heliotherapy’: kjo është një terapi bazuar në ekspozimin ndaj diellit për të trajtuar çrregullime të llojeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, të gjithë jemi përballur me dimrin e gjatë: mungesa e dritës e ka errësuar disponimin tonë, ndërkohë sapo dielli del, ndihemi më të gëzuar dhe më të qetë. Kjo ndjenjë mirëqenieje dhe ngrohtësie që na jep ekspozimi ndaj diellit është rezultat i një ndërveprimi kompleks midis sistemit fiziologjik dhe rrezeve të diellit.

Pra, le të zbulojmë se pse një shëtitje në ajër të pastër ose disa çaste relaksimi të shtrirë në diell janë kaq të rëndësishme dhe të dobishme për shëndetin tonë. Çfarë ndjesie e këndshme është të ndiesh ngrohtësinë e diellit në lëkurë?

Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D. Është e qartë se për të përfituar më mirë nga rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur: sa më shpejt që temperatura ta lejojë atë, ne vendosim një këmishë që lë shpatullat e zhveshura ose fillojmë të veshim funde në mënyrë që të ekspozojmë sa më shumë lëkurën në dritë.

Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, sigurisht që ajo e transformimit të vitaminës D në formën aktive (D3) është kryesorja. Përveç luftimit të osteoporozës, një nga çrregullimet kryesore që lidhen me menopauzën femërore, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e rakitave të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.

U thoni lamtumirë sëmundjeve: përveç të qenit një ndihmë për të zbavitur mendjen pas një ditë të lodhshme pune apo edhe pas angazhimit me shtëpinë dhe me familjen, një shëtitje e bukur në ajër të hapur ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirësohet edhe disponimi jonë. Ne e largojmë përtacinë dhe e detyrojmë veten të dalim: përmirësimi i qarkullimit do të na ndihmojë të ndihemi të aftë dhe të humbim disa kile … jo keq!