Transmetuar më 17-06-2019, 13:26

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video ku tregohet përplasja mes policisë dhe disa përfaqësuesve të PD për KZAZ-në në qytetin verior.

“Narkopolicia e shtetit të mafies përdor forcën për të pushtuar mjediset në pronësi të Bashkisë Shkodër! Rama ik! Sb”, shkruan Berisha pwrbri videos.

Sot u shënua një përplasje fizike mes policisë dhe anëtarëve të Partisë Demokratike tek KZAZ nr. 2 në Shkodër.

Opozita nuk lejon hyrjen e forcave të policisë në pallatin e Sportit në Shkodër ku është e vendosur kjo KZAZ.

Më herët kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi ndihmën e policisë për të liruar ambientet e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në një letër drejtuar policisë së Shkodrës, Ademi kërkoi që të zbatohet dekreti i Presidentit, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./b.l/noa.al/