Transmetuar më 17-06-2019, 13:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, lidhur me numrin e deputetëve që janë aktualisht në Kuvend.

Në përgjigjen e KQZ, ndaj kreut të shtetit, thuhet se “Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë është 122”.

Ky numër vjen pasi nga shterimi i listave të opozitës, pas kandidatëve që pranuan mandatin e deputetit, janë ende 18 vende të lira.

Kërkesa e informacionit nga ana kreut të shtetit, vjen pasi opozita i ka kërkuar Presidentit që të shpërndajë Parlamentin për shkak se është ilegjitim dhe se nuk i ka 140 deputetë.

Ndërkohë Meta ka deklaruar Presidenti është zgjedhur nga parlamenti por “natyrisht jo nga ky, por nga një parlament legjitim”.

Gjithçka pas debatit të krijuar, për shkak se kreu i shtetit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. /a.y/noa.al