Transmetuar më 17-06-2019, 12:27

Një shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në zonën e Koridhalos në Athinë.

Bëhet fjalë për një 51-vjeçar shqiptar i cili punonte në një kompani transporti, si roje në rrugën Derviniakion, raporton noa.al.

Shqiptari u godit me sende të forta, duke bërë që të gjejë vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se shqiptari ka telefonuar vajzën, për ta informuar mbi çfarë kishte ndodhur. Kjo ndodhi në orën 02.40 të së hënës.

Ishte kjo e fundit e cila e gjeti të gjakosur dhe të lidhur me litar.

Pavarësisht ndihmës së marrë në spital i ndjeri gjeti vdekjen.

Disa kohë më parë 51-vjeçari i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje në zemër. /a.y/noa.al

Në galeri shikoni pamje nga vendngjarja.