Transmetuar më 17-06-2019, 11:00
Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kërkon ndihmën e policisë për të liruar ambientet e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në një letër drejtuar policisë së Shkodrës, Ademi kërkon që të zbatohet dekreti i Presidentit, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kështu Ademi kërkon prezencën e policisë për lirimin e ambienteve nga KZAZ,

në momentin që do të kërkohet nga Bashkia.

Ky veprim vjen pasi më parë, kryebashkiakja iu drejtua përmes një letre KZAZ-ve në këtë qytetet duke kërkuar prej tyre lirimin e ambienteve. /a.y/noa.al