Transmetuar më 17-06-2019, 08:59

Tentoi që ti vinte zjarrin vajzës, duke i hedhur benzinë, por fatmirësisht çakmaku që kishte në dorë nuk zuri mirë, duke bërë që e reja të shuajë shpejtë flakën.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, gjatë javës së kaluar.

Babai me origjinë marokene i një vajze 22-vjeçare me banim në Arcade të Treviso, nuk pranonte që vajza 15 vjeçe të vishej “shumë moderne” si bashkëmoshataret e saj.

Kështu dukë qenë se bija nuk respektonte Islamin dhe traditën, pas sherrit të radhës, shkoi në dhomën e vajzës dhe e leu me benzinë, shkruan noa.al.

Gjithçka për ta djegur bashkë me rrobat që kishte veshur, por fatmirësisht e reja mundi të shpëtojë. Ndërkohë babai fanatik, u arrestua nga policia italiane. /a.y/noa.al