Transmetuar më 17-06-2019, 08:30

Duke nisur nga kjo e diel, në Golan, një zonë e rëndësishme për Izraelin do të mbajë emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo më Bruchim, siç quhej prej kohësh, por Ramat Trump.

Guri i parë për emrin e ri dhe tabela që lajmëron ndryshimin, u vendosën nga Kryeministri Benyamin Netanyahu “për të nderuar një mik të madh”.

Në fjalën e tij, ai tha se, “Trump ishte lideri i parë ndërkombëtar që njohu sovranitetin izraelit në zonën e Golan”.

Netanyahu tha se Izraeli do të vijojë të ndërtojë në Golan për të gjithë banorët e tij, hebrenj ose jo dhe për të ardhmen e vendit.

Por opozita nuk mendon kështu duke qenë se në 17 shtator, Kryeministri Netanyahu, do ti nënshtrohet votimit, shkruan noa.al.

Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe ambasadori amerikan, David Friedman, ndërkohë që ky ndryshim vjen pasi Presidenti i SHBA, njohu sovranitetin izraelit të Golan, të pushtuar nga Siria, gjatë luftës së vitit 1967. /a.y/noa.al