Transmetuar më 16-06-2019, 20:26

Gjithmonë ka qëndrime të ndryshme nëse është mirë të bësh dush me ujë të ftohtë apo jo.

Një ish-marins amerikan, Clint Emerson, që ka shkruar edhe disa libra për ushtrime ushtarake, thotë se është e shëndetshme që ta përfundojmë dushin me ujë të ftohtë.

“Uji i ftohtë do t’ju zgjojë, pa dyshim, dhe do t’ju mbajë zgjuar, por ka më shumë përfitime shëndetësore se çdo gjë tjetër”, ka thënë Emeron.

Sipas tij uji i ftohtë është terapi, edhe pse duket si një torturë e vërtetë.

“Është një terapi në mënyrë që të mbaheni të shëndetshëm, mban enjtjet të ulëta dhe ju lejon të vazhdoni të ecni përpara, me shpresë pa asnjë dëmtim të mëtejshëm”, shpjegon ai. /k.k/noa.al/