Transmetuar më 16-06-2019, 19:06

Edhe në takimin me qytetarët në Pogradec, Kryeministri Rama nuk kurseu thumbimet në adresë të opozitës.

Sipas tij, arsyeja e djegieve të mandateve ishte frika nga reforma në drejtësi, dhe opozita po lufton për të mos u hapur negociatat.

“I kanë hipur kalit mbrapsht, por Edi Ramën nuk e mundin dot me vota.  Zgjedhjet ata i kanë si objektiv, sepse duan të marrin peng dhe po bëjnë çmos që negociatat të mos hapen. Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Sipas përgjimeve duhet të ishin provuar a kanë apo s’kanë lidhje në realitet provat.

Ne kurrë nuk e kemi shikuar drejtësinë si parti politike, për ne drejtësia duhet të jetë një dhe e barabartë për të gjithë.

Hapen valixhet, nxjerrin përgjimet. Dhe duan të bëjnë këtë popull për budalla.  Duan ta bëjnë këtë vend zhele, sepse ata e dinë se çfarë vjen”, tha Rama.

Edhe në këtë takim Kryeministri paralajmëroi dënime të forta për këdo që cenon procesin zgjedhir. /k.k/noa.al/